Dosja AKSHI, Kreshnik Tërnova pyetet për dy orë në SPAK

25 Maj 2026, 13:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dosja AKSHI, Kreshnik Tërnova pyetet për dy orë në SPAK

Anëtari i KPP-së, Kreshnik Tërnova, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Emri i Tërnovës është lakuar nga SPAK pasi dyshohet për lidhje të drejtpërdrejta me biznesmenin Ermal Beqiri.

Ky i fundit është shpallur në kërkim nga SPAK në lidhje me skandalin e AKSHI-t. 

Tërnova, siç shihet nga pamjet, sapo ka dalë nga dera e SPAK, i është drejtuar i vetëm GJKKO për seancë gjyqësore.

 

Po ndodh...

ide