Nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli paraqiten në GJKKO

Erald Elezi, ish- kreu i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe Gentian Gjyli, ish-drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) janë paraqitur këtë mesditë të hëne në GJKKO.
Kujtojmë se ata janë shoqëruar nga një efektiv policie pasi aktualisht me këkresë të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme, janë në masën e sigurisë "Arrest në shtëpi". Gjylit iu zgjat ne 18 maj afati i paraburgimit në lidhje me masën “arrest shtëpie” për një periudhë kohore tre mujore. Kurse ditën e premte u paraqit në GJJKO Erald Elezi.
Kujtojmë se e pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për, me vendimin nr.118, datë 19.11.2025, ka vendosur:
1- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Arrest në shtëpi”, ndaj të pandehurit Erald Elezi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.
2- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Arrest në shtëpi”, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128