Dogjën 7 dynymë tokë me bimësi, e pësojnë 2 persona

Dy persona janë proceduar penalisht nga Policia, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Dragu, duke shkaktuar djegien e disa dynymëve me bimësi.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, pas veprimeve hetimore për zbardhjen e rastit, kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasve P. B., 67 vjeç, dhe B. B., 59 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se dy shtetasit kanë ndezur zjarr një ditë më parë në një sipërfaqe toke në fshatin Dragu, ku për pasojë janë djegur rreth 7 dynymë me bimësi.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibër, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128