Detaje të reja nga vrasja brenda “Toyotës” në Mirditë: 45-vjeçari ishte punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç, disa muaj më parë i vendosën tritol

15 Qershor 2026, 08:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detaje të reja nga vrasja brenda “Toyotës” në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në Spaç të Mirditës, ku shtetasi 45 vjeçar Valter Lleshi është varë më armë zjarri brenda automjetit të tij me të cilin po udhëtonte. Ndërkohë detaje të reja janë bërë më dije rreth ngjarjes, ku mësohet se trupi i pajetë i viktimës është gjetur rreth orës 07:10 në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç.

Sipas të dhënave paraprake, ai është gjetur pa shenja jete në një automjet tip Toyota. Mëshet se Lleshi është punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç, teksa po kësaj kompanie në mars të këtij viti iu vendos një sasi tritoli në një prej makinerive, e cila nuk arriti të shpërthente.

Policia ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

 "Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorret, Mirditë, në aksin rrugor Reps–Spaç, është gjetur në automjet, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi V. Ll., rreth 45 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t'i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve". 

Po ndodh...

ide