Detaje nga vrasja në Ndroq! Viktima u ekzekutua në lokal, autori u fut brenda dhe…

1 Dhjetor 2024, 16:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Detaje nga vrasja në Ndroq! Viktima u ekzekutua në lokal, autori u fut

Detaje të reja zbardhen lidhur me ekzekutimin e Alfred Dedjas, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri pasditen e sotme në fshatin Ndroq, në periferi të Tiranës.

Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur brenda në një lokal të Ndroqit, ku viktima ishte klient.

Autori është futur brenda në lokal, ka qëlluar viktimën dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

Policia ka dhënë informacion zyrtar për vrasjen në Ndroq të Tiranës.

Efektivët shprehen se viktimë ka mbetur shtetasi A.D rreth 50 vjeç. Autori i dyshuar është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

“Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç. Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar”, njofton policia.

 

Po ndodh...