“Dëmi rreth 100 milionë euro në vit”, Ola Xama tregon “gropën” që i bëri Bankers buxhetit të shtetit

Gazetarja Ola Xama dha detaje në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për abuzimet financiare të kompanisë Bankers në Shqipëri. Sipas Xamës, dëmi minimalisht është 100 milionë euro në vit, duke mos paguar taksat në buxhetin e shtetit.
“Bankers ka në shfrytëzim një nga fushat më të mëdha janë naftëmbajtëset në Europën kontinentale dhe më të madhe në Shqipëri. Ka rreth 90 për qind të prodhimit të Shqipërisë.
Ndahet në disa periudha që te mënyra e dhënies me koncension të një kompanie, e cila kishte vetëm 1 në një shtet ofshor, me periudhën e zbatimit të kontratës, favorizimet fiskale që janë bërë kësaj kompanie.
Përfshirjen e saj në aferën e kontrabandës së naftës pa cilësi, vijimin e shfrytëzimit të rritjes së shpenzimeve për të mos derdhur tatim-fitim në buxhetin e shtetit.
Pra, nëse mund ta përmbledhim dëmin që i është bërë, ajo del vetëm në 2 raporte auditi që janë bërë nga Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore, por nëse e marrim për referencë vlerën e shpenzimeve të pazbritshme. Që këto raporte kanë, i referohen Bankers Petroleum. Minimalisht janë afro 100 milionë euro në vit.
Tatim fitimi që Bankers do duhet t’i kishte derdhur shtetit shqiptar që nga viti 2005 deri në vitin 2026, nëse mund ta përkufizonim në bazë të referencës së këtyre raporteve të auditit. Afërsisht 1 kaq, pastaj se çfarë ka zbuluar prokuroria e Fierit, që ia ka përcjellë pastaj prokurorisë së posaçme, për skemën e transferimit të çmimit.
Ajo këtë nuk e ka arritur ta gjejë raportet e auditit të AKBN-së, të Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore sepse s’ka patur interes për këtë punë. ajo, deklaronte sikur e shiste naftën për 80 dollarë, po ia shiste një degë të kompanisë së saj, ia shiste me 80 dollarë fuçia, ndërkohë që në bursë ishte 100 dollarë.
Fuçia dhe tek ai 20 përqindëshi, pra 20 dollarë për fuçi, 20 përqind i çmimit, atë e kishte në ofshore, që ishin me 0 tatim fitimi dhe prapë ia transferonte vetes. Por kjo nuk është matur ende. Edhe këtu, nga ajo që është gjetur te kontratat e huas që i ka dhënë vetes, janë diku te 200 milionë euro”- tha Xama.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128