Delvinë, dhunon babanë e moshuar, arrestohet 32-vjeçari
20 Dhjetor 2024, 20:46 / AKTUALITET

Një 32-vjeçar nga Delvina është arrestuar ditën e sotme nën akuzën e dhunës në familje.
Efektivët e Komisariatit të Policisë Delvinë, pas denoncimit nga babai i tij i moshuar, se 32-vjeçari Shaban Ramaj kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij, menjëherë kanë kryer shoqërimin dhe më pas arrestimin e të dyshuarit.
Mësohet se ky është rast i përsëritur dhune, ndërkohë që 32-vjeçari Ramaj ka precedentë edhe për vepra të tjera penale.
32 vjeçari tashmë i arrestuar ka qenë person i proceduar në gjendje të lirë për kanosjen me thikë të një personi dhe dëmtimin e motorit të tij në muajin maj të këtij viti.
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

