Arrestohet Eduart Afmataj, autori i vrasjes së Artur Çangut në Nikël

11 Prill 2026, 16:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

Arrestohet Eduart Afmataj, autori i vrasjes së Artur Çangut në

Është vënë në pranga autori i dyshuar i vrasjes së Artur Çangut, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në fshatin Viron, në zonën e Niklës, Fushë-Krujë.

Eduart Afmataj ishte shpallur në kërkim pas krimit dhe u arrestua sot pasi u identifikua vendndodhja e tij.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti mes viktimës dhe autorit kishte nisur rreth dy vite më parë për çështje pronësie.

Mbrëmjen e ngjarjes, 41-vjeçari kishte shkuar pranë banesës së prindërve të tij dhe kishte parkuar automjetin, çka dyshohet se shkaktoi përplasjen me Afmatajn.

Debati mes tyre u përshkallëzua në konflikt fizik dhe më pas në përdorim arme. Dyshohet se Afmataj mori një armë gjahu dhe qëlloi ndaj Çangut, i cili humbi jetën në vend.

Pas kryerjes së krimit, autori dyshohet se njoftoi policinë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes, duke qëndruar në arrati deri në momentin e arrestimit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Po ndodh...

ide