Anxhelo Kumaraku nuk ishte shënjestra? Blutë shpallin në kërkim dy vëllezër për plagosjen e efektivit në Tiranë, fqinji i tij i kishte dhunuar më parë

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në plagosjen e policit Anxhelo Kumaraku, ngjarje kjo e regjistruar rreth mesnatës në Tiranë.
Kujtojmë se, blutë e kryeqytetit kanë bërë me dije më parë se efektivi i policisë është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë raportohet se pak muaj më parë, dy personat e shpallur në kërkim të ciilët janë edhe vëllezër me njëri-tjetrin, kanë pasur një konflikt për një çështje borxhi me fqinjin e efektivit. Dhe pak muaj më parë kaqenë fqinji i efektivit ai i cili i ka dhunuar dy vëllezërit, dhe më pas dyshohet se në shenjë hakmarrje ata kanë tentuar ta qëllojnë mbrëmjen e së dielës me armë, por nuk kanë arritur ta shënjestrojnë duke u qëlluar kështu polici.
Anxhelo Kumaraku, gjatë deklarimit të fundit të dhënë para hetuesve, është shprehur se nuk ishte njoftuar se fqinji i tij kishte thyer masën e sigurisë "arrest shtëpie", dhe ndodheshin në një rrugicë pranë shtëpisë, pasi bashë njiheshin që në fëmijëri.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128