Detaje nga plagosja e efektivit Anxhelo Kumaraku, në vendngjarje u gjetën 7 gëzhoja, dyshohet se u qëllua me dy armë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që është regjistruar në orën 00:10 në Shkozë të Tiranës, ku efektivi i policisë Anxhelo Kumaraku mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri.
Bëhet me dije se Kumaraku ishte në shoqërinë e fqinjit të tij, i cili ishte nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” në momentin kur u qëllua dhe mbeti i plagosur.
Po ashtu, u mësua se disa persona janë shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë, ku mes tyre dyshohet se janë autori dhe bashkëpunëtori i tij.
Në vendngjarje, policia ka gjetur 7 gëzhoja, ndërsa hetuesit dyshojnë se janë përdorur dy armë zjarri. Arma e efektivit është marrë për analizë nga ekspertiza.
Më herët, u bë me dije se dyshohet se shënjestra e këtij atentati ishte fqinji i efektivit Kumaraku, Kedi Spaja, i cili ishte nën masën e arrestit në shtëpi për armëmbajtje pa leje, por që e kishte thyer këtë masë në momentin e ngjarjes.
Ndërkohë, edhe AMP ka nisur hetimet ndaj Kumarakut për këtë rast.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128