Kreu i ri i AKSHI-t, Igli Tafa paraqitet në SPAK

Drejtori i ri i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Igli Tafa, këtë të hënë është paraqitur në SPAK.
Ende nuk dihet për çfarë është thirrur Tafa, ndërsa ai po merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm.
Tafa mori drejtimin e AKSHI-t pas dorëheqjes së Mirlinda Karçanajt, pasi ndaj saj Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) lëshoi një masë arresti, e cila më pas u rrëzua nga Gjykata e Lartë.
Kujtojmë se ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme është paraqitur edhe programuesi Gent Progbni, i cili është ndër personazhet publikë që ka denoncuar vazhdimisht abuzimet me tenderat dhe favorizimet që u jepeshin disa biznesmenëve të lidhur me kupolën drejtuese të institucionit, edhe para se SPAK të ndërhynte.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128