Amnistia drejt miratimit, qeveria përgatit ndryshime, më shumë të dënuar pritet të përfitojnë

1 Qershor 2026, 15:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

Amnistia drejt miratimit, qeveria përgatit ndryshime, më shumë

Pritjes pesë mujore për miratimin e amnistisë duket se po i vjen fundi.

Këtë e konfirmoi Ministri Drejtësisë Toni Gogu gjatë një vizitë në burgun e grave në Pojskë, paraditen e kësaj të hëne.

“Zonjat që vuajnë dënimin këtu sot, jo vetëm kanë përjetuar besoj gëzimin e fëmijëve, por edhe të një lajmi të ri, i cili ka të bëjë me amnistinë. Dhe që shumë shpejt projektligji që ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, fillon diskutimin dhe besoj që do të bëhet realitet në javët në vijim”, u shpreh ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.

Një burim nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve i tha gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu se projektligji me të gjitha gjasat,  do të futet në kalendar për tu diskutuar në dy javët e ardhshme.

Por përpara se të ndodh kjo ka edhe një zhvillim tjetër,  që synon përmirësimin e projektligjit hartuar në Dhjetor të vitit të shkuar, kur drejtësinë e drejtonte Besfort Lamallari.

I njëjti burim i tha Top Channel se Toni Gogu Ministër i Drejtësisë ka ngritur një grup pune,  i  cili pritet të bëj disa propozime për ndryshime ne projektligjin aktual, miratuar nga qeveria në Dhjetor 2025.

Amnistia do të llogaritet nga data e dhënies së dënimin dhe jo zbardhja e vendit prej gjykatave.

Ndryshimi i dytë synon dhënien mundësi e përfitimit nga amnistia e më shumë grave, nga 9 që është numri përfituesve nëse do ti referohemi projektligjit aktual.

Dhe ndryshimi i tretë do të përfshi si përfitues të amnistisë të gjithë të dënuarit deri në Maj 2026.

Këto ndryshime pritet ta shtojnë numrin e përfituese, krahasuar me projektligjin aktual, qoftë tek të burgosurit që priten të lirohen,  dhe të tjerët përfitues me ulje dënimi, përfshirë amnistimin e personave në shërbim prove.

Dy javë më parë Toni Gogu ministër i drejtësisë deklaroi se “Pasi të kemi marrë vlerësimin për ‘Themeloret’, do të fillojmë të merremi me amnistinë, me vëmendjen që i takon”.

Në kushtet kur të Martën e shkuar  Shqipëria në Bruksel mori dritën jeshile për nisjen e mbylljes së kapitujve, kjo e përforcon këtë deklarim të ministrit Gogu për realizimin e kësaj amnistije, ku në mënyrë kategorike nuk përfshihen, subjekte të hetuara nga SPAK dhe gjykuar nga GJKKO.

 

Po ndodh...