Ambasada e SHBA-ve në Tiranë dhe delegacioni i BE-së urim qytetarëve shqiptarë për Pashkët

20 Prill 2025, 18:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë dhe delegacioni i BE-së urim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka uruar përmes një reagimi në rrjetet sociale të gjithë qytetarët shqiptarë, me rastin e festës së Pashkëve.

“Gëzuar Pashkët të gjithë atyre që festojnë në Shqipëri! Ju urojmë juve dhe të dashurve tuaj një ditë të gëzuar dhe të paqtë”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-ve.

Gjithashtu, edhe delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka përcjellë urimin për festën e Pashkëve, bashkë me lutjen që dita e sotme një mundësi për reflektim, paqe dhe më shumë dashuri mes të gjithëve.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri uron Gëzuar Pashkën! Kjo ditë e shenjtë qoftë një mundësi për reflektim, paqe dhe më shumë dashuri mes të gjithëve”, thuhet në urimin e tyre.

 

Po ndodh...

ide