Alarmi nga mjekët: Rritet me 30% përdorimi i kokainës tek të rinjtë

30 Prill 2026, 17:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Alarmi nga mjekët: Rritet me 30% përdorimi i kokainës tek të

Rritet me 30% përdorimi i substancave narkotike tek të rinjtë. Alarmi jepet nga mjekët specialistë, të mbledhur në një konferencë për stilin e jetesës dhe parandalimin e risqeve, kryesisht tek të rinjtë.

“Ajo çka ne shohim si trend është që nëse kanabisi ka qenë substanca e parë dhe më e konsumuar, tani prevalon përdorimi i kokainës edhe në moshat e vogla. Konsumimi i kokainës ka një karakteristikë dhe grup të caktuar me nivel psikosocial ndryshe nga kanabisi. Ulja e moshës së përdorimit të kokainës rrit edhe më shumë problemet e shëndetit fizik, moral dhe atij mendor, si dhe kushtet e jetesës. Në 20–30% të rasteve, këto dy vitet e fundit kemi parë rritje të kokainës. Në vend të dytë vijon edhe kanabisi, që është një substancë e normalizuar”, thotë toksikologia Sonila Bitri Tivari.

Shumica e atyre që përdorin kokainë kanë eksperimentuar më herët me kanabis ose janë përfshirë në grupe tregtimi.

“Kanabisi shërben si substancë trampolinë. Kanabisi ka qenë substanca e parë që kanë përdorur dhe më pas kanë kaluar tek kokaina dhe droga më të rënda. Janë zakonisht shpërndarës të substancës”, shprehet Tivari.

Sipas specialistëve, shqetësuese është fakti që përdoruesit e kanabisit e trajtojnë këtë të fundit si një bar dhe jo si një substancë narkotike.

“Individët që konsumojnë kanabis janë të rinj në moshë të vogël dhe e normalizojnë përdorimin e kanabisit, duke e konsideruar si bar. Nuk kanë ndërmend ta ndërpresin, sepse në mendjen e tyre nuk është drogë, nuk është substancë. Kanabisi gjendet tek 11–12-vjeçarët, ndërsa kokaina tek 18-vjeçarët”, shton toksikologia.

Mjekët thonë se nëse përdorimi i drogave nis si eksperiment, shkëputja është shumë e vështirë. Vetëm 30% arrijnë t’ia dalin, pasi pjesa më e madhe e ndërpresin trajtimin dhe ndjekjen me specialistët./ Tv Klan

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova