Adoleshentja abuzohet seksualisht nga 20-vjeçari, i ati ushtron dhunë psikologjike ndaj saj pasi u përdhunua! Detaje nga ngjarja e rëndë, ndalohet i riu
24 Mars 2025, 12:36 / AKTUALITET

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 15-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga një 20-vjeçar.
E mitura gjithashtu raportohet se është dhunuar psikologjikisht nga babai i saj pasi u abuzua seksualisht nga i riu.
Policia ka ndaluar 20 vjeçarin e iniciale S. A., ndërsa është proceduar penalisht babai i adoleshentes, 42-vjeçari me iniciale A. Gj..
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme ndaluan shtetasin S. A., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare.
Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. Gj., 42 vjeç(babai e 15-vjeçares) pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij”, njoftoi policia.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




