Deputeti kanadez mbajti fjalim në parlament për Pavarësinë e Kosovës, e fejuara shqiptare: I pëlqejnë fasulet, lakrat me mish!

22 Shkurt 2024, 10:21 / TRENDING ALFA PRESS

Deputeti kanadez mbajti fjalim në parlament për Pavarësinë e

Flutura Mazrekun është një vajzë e suksesshme nga Rahoveci i Kosovës që shërben si analiste politike në Qeverinë e Kanadasë.

Në vitin 1999 si çdo familje nga Kosova së bashku me prindërit motrën dhe vëllain e saj ajo u vendos në Durrës për dy muaj për të emigruar pastaj në Kanada duke u rikthyer sërish në vitin 2000 në Kosovë kur mbaroi dhe lufta. Ajo shprehet se mban mend çdo gjë nga lufta, emigrimi, shpërnguljen vështirësitë por ka dhe kujtime të bukura nga Kosova.

Flutura Mazreku në një lidhje me Skype në Shqipëria Live ka treguar se e kishte ëndërr që në dasmën e saj të vishte fustanin e nusërisë së të ëmës, por ai nuk ekziston më sepse u shkatërrua gjatë luftës. Ajo tregon se ka qenë shumë e vështirë largimi nga Kosova dhe ambientimi në Kanada, por ka pasur vëllain dhe motrën pranë që ia bënë më të lehtë.

Gjithashtu ka folur edhe për të fejuarin e saj kanadez i cili është një deputet në parlamentin e Kanadasë. Sipas saj po tenton prej disa vitesh të mësojë shqipen, por është shumë gjuhë e vështirë. Ai pëlqen tepër ushqimet tradicionale shqiptare, ku ndër to janë fasulet, lakrat me mish, pitet, flija etj.

Erjona Rusi: Mesa di partneri jot po mëson pak shqipen apo jo?

Flutura Mazreku: Po ka tentuar që disa vite, por gjuha shqipe është shumë e vështirë për t’u mësuar. Di disa fjalë elementare, si mirëmëngjesi, të dua. Ushqimi shqiptar i pëlqen tepër, sa herë që e vizitojmë mamin, mami gjithmonë gatuan diçka tradicionale shqiptare, i pëlqejnë pitet shumë. I kemi dhënë edhe fli me saç para disa muajve, lakra me mish, fasule, krejt ushqimet shqiptare i pëlqen. Këtë verë kemi në plan të kalojmë muajin e mjaltit në Kosovë edhe do vizitojmë Shqipërinë.

Erjona Rusi: Do bëni dasmën këtë vit?

Flutura Mazreku: Po.

Erjona Rusi: Do e bëni në Kanada apo edhe në Kosovë.

Flutura Mazreku: Në Kanada, në Kosovë do bëjmë vetëm muajin e mjaltit.



 

 

 

 

 

Po ndodh...