Vllaznia godet në merkato, arrihet akordi me lojtarin e larguar nga rivalët

26 Maj 2025, 21:26 / SPORT ALFA PRESS

Vllaznia godet në merkato, arrihet akordi me lojtarin e larguar nga

Arsid Kruja do të vazhdojë karrierën te Vllaznia. Pas largimit nga Teuta, futbollisti rikthehet te kuqeblutë.

Kruja ishte një dëshirë e trajnerit Edi Martini, i cili e mori atë edhe te Teuta. Mbrojtësi i djathtë, ka qenë një nga më të vlerësuarit në dy sezonet e fundit, ku është zgjedhur në formacionin e vitit.

Kruja ka luajtur me ekipin e parë të Vllaznisë në vitet 2012-2014, 2016-2018 dhe 2019-2023, teksa kjo për 31-vjeçarin është etapa e katërt me kuqeblutë. Në Superiore ai ka luajtur edhe me fanellën e skuadrave të Flamurtarit, Laçit dhe Teutës.

 

 

Po ndodh...