Ancelotti ‘zyrtarizon’ Xabi Alonson në konferencën e fundit: I uroj gjithë fatin e botës

“Çfarë po ndodh? Po largohet dikush?” – kështu nisi Carlo Ancelotti konferencën e tij të fundit për shtypin në Valdebebas, në prag të ndeshjes kundër Real Sociedad, që do të jetë edhe e fundit për trajnerin italian në pankinën e Real Madridit.
“Nesër do të jetë një ditë shumë e veçantë, është e pashmangshme. Është ndeshja ime e fundit dhe kur mbyllet një etapë, emocionet janë të mëdha. Por nuk jam aspak i trishtuar, përkundrazi, jam shumë i lumtur.
U përpoqa të bëj më të mirën dhe po largohem i lumtur dhe i kënaqur, sepse një ditë kjo do të ndodhte patjetër.
Jam mirënjohës për këto vite: lojtarëve, klubit, presidentit... u kënaqëm shumë gjatë kësaj periudhe. E arrita qëllimin. Me shumë dashuri, mbështetje dhe mirënjohje për mundësinë që më është dhënë për të drejtuar lojtarë spektakolarë.
Tani po mbyllet kjo fazë: ka zgjatur mjaft, por përfundoi në mënyrën më të mirë. Nuk kam pasur kurrë debate me presidentin dhe nuk do të kem, as në ditën e fundit.
Fillon një kapitull i ri, që do ta përballoj me të njëjtin entuziazëm si ditën që erdha. Edhe të kem bërë më shumë se 700 konferenca shtypi është një sukses në vetvete. U kënaqëm, edhe pse nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Disa pyetje nuk kanë qenë të bukura.”
Lamtumira: “Janë ditë emocionuese, flas me lojtarët dhe shumë njerëz të tjerë. Marrëdhënia ime me të gjithë ka qenë shumë e mirë dhe e vlerësoj atmosferën: falënderoj të gjithë, madje edhe kuzhinierët që më kanë përgatitur karbonarën para ndeshjeve. Janë ditë të veçanta.
Emocionohem shumë shpejt, do të jetë një ditë prekëse dhe nëse qaj, nuk ka asgjë të keqe. Do të jetë një moment i bukur, që do ta ndaj me Modrić-in, i cili ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme për mua te Real Madridi. Një lojtar fantastik, një legjendë. T’i them lamtumirë do të jetë bukur.”
Këshilla për trajnerin e ardhshëm: “Nuk dua të jap këshilla, secili ka mënyrën e vet të të punuarit. Por ju them: shijojeni Real Madridin! Xabi Alonso do të jetë i pari dhe i uroj gjithë fatin e botës. Ka cilësitë për të trajnuar këtë klub. Shijojeni çdo moment, kjo është gjithçka që kam për të thënë.”
Mbrëmja më e bukur në “Bernabéu”: “Kanë qenë shumë, shumë të tilla! Është shumë e vështirë të zgjedhësh një. Por vazhdoj të përmend përmbysjet, sepse janë momente që nuk mund të shpjegohen. Këto më kanë mbetur më shumë në mendje, sidomos ato ndaj PSG-së, Manchester City-t dhe Chelsea-t. Janë të paharrueshme.”
Tani, Brazili: “Ndjenja është shumë e bukur, sinqerisht. Jam jashtëzakonisht i emocionuar që kam mundësinë të mos e ‘tradhtoj’ Real Madridin duke kaluar te një tjetër klub, por duke iu bashkuar një kombëtareje me historinë më të madhe – pesë herë kampione bote. Është një sfidë e madhe, por më pëlqen shumë ideja që të përgatitem për një Kupë Bote me Brazilin.”
Një rikthim pas Brazilit? “Këto janë gjëra që nuk i di… Pas Real Madridit nuk kam më dëshirë të drejtoj një tjetër klub, të paktën jo tani. Këtë e kam thënë dhe e konfirmoj. E ardhmja? Nuk e di.”
E ardhmja e klubit: “Dikush mund të mendojë se me Modrić-in përfundon një brez i artë. Por si çdo gjë, edhe kjo ka një fund. Shumë të tjerë janë larguar tashmë: Casemiro, Cristiano Ronaldo, Benzema… Por Real Madridi ka vazhduar dhe do të vazhdojë të jetë klubi më i madh në botë.”
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

