Real-Vinicius, tifozët firmosin divorcin, vërshëllehet në korr

Vinicius-Real Madrid, nga një martesë e lumtur, sot ka mbërritur në një pikë pa kthim, në një divorc i pashmangshëm, i firmosur së fundmi dhe nga vetë tifozët. Në “Bernabeu”, në atë qe ka qenë shtëpia e tij prej vitesh, në sfidën kundër Sevilla-s, Vinicius u vërshëllye dhe u kontestua në korr nga tifozët.
Në minutën e 83-ët, kur u zëvendësua, u përball me një situatë të paprecedentë për të, me tifozët që nisën ta vërshëllenin, ndërsa Vinicius reagoi në mënyrë demonstrative duke hequr fanellën, si për të konfirmuar vendimin e tij se ky ishte fundi. Jo vetëm kaq, por menjëherë sapo shkoi në dhomat e zhveshjes ndryshoi foton e profilit, hoqi foton me fanellën e Real Madrid dhe e zëvendësoi me një foto ku ishte me fanellën e Brazilit.
Situata e vështirë që Vinicius po kalon është reflektuar në mënyrë të qartë edhe në shifra, kjo ishte ndeshje e 17-të që braziliani nuk arrin të shënojë. Kjo situatë e bën thuajse të pashmangshëm largimin e tij në fund të sezonit, është e qartë që Vinicius nuk është më i dëshiruar në Madrid, nuk e do trajneri Alonso, por së fundmi nuk e duan as tifozët.
Në këto kushte, presidenti Perez nuk pritet të bëhet pengesë për largimin e tij, thjesht shpreson që të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij. Mbetet për t’u parë se çfarë do të zgjedhë Vinicius, paratë e sheikëve, ofertat nga Arabia Saudite apo aspektin sportiv, ndonjë ekip “big” nga Premier League.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
