Porto vendos rekorde në Portugali, 18 fitore në 19 javë

27 Janar 2026, 13:13 / SPORT ALFA PRESS

Porto vendos rekorde në Portugali, 18 fitore në 19 javë

Skuadra e Portos vijon marshimin në kampionatin portugez.”Dragonjtë” janë duke zhvilluar deri tani një sezon të çmendur, duke vendosur një rekord absolut në historinë e këtij kampionati.

Bardheblutë në 19 javë kanë lënë vetëm 2 pikë gjithsej, duke fituar 18 ndeshje e barazuar vetëm 1, ndërsa ende nuk e kanë provuar shijen e humbjes. Ndërkohë ajo që bien ë sy është fakti se skuadra e drejtuar nga trajneri italian Françesko Farioli ka pësuar vetëm 4 gola.

Në javën e 19-të të Superligës Portugeze, Porto ruajti kryesimin duke mposhtur Gil Vicente me rezultatin 3-0 në shtëpi.  Pas këtij rezultati,Porto vijon kryesimin duke mbajtur një avantazh prej 7 pikësh ndaj ndjekësit më të afërt, Sporting Lisbonës, dhe 10 pikësh ndaj Benficës.

 

Po ndodh...

ide