
Pas Ermir Rashicës, Skënderbeu shet një tjetër titullar të rëndësishëm

17 Shkurt 2025, 18:12 / SPORT
Mario Rabiu do të transferohet nga Skënderbeu te Aktobe. Këto janë raportimet e fundit nga Kazakistani, që e bëjnë gjithçka të kryer.
Kështu bardhekuqtë do të shtojnë të tjera të ardhura, pas transferimit të Rashicës në Ukrainë. Kujtojmë se Rabiu nuk luajti dje ndaj Tiranës, ndërsa korçarët u mposhtën me rezultatin 1-0.
Skënderbeu vazhdon të jetë ndër klubet shqiptare që grumbullon më tepër të ardhura në merkato. Ndërkohë që ky sezon nuk po shkon si duhet, pasi bardhekuqtë mbyllin tabelën e renditjes dhe rrezikojnë seriozisht mbijetesën.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128