Për një Republikë të Katërt, të Re!
Nga Dashnor Kokonozi

Juventus është në kërkim të një portieri për sezonin e ardhshëm, teksa mediat italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë shënjestruar portierin e Kaljarit, Elia Kaprile, kartonin e së cilit e zotëron ekipi i Napolit.
“Zonja e Vjetër” është gati të bëjë një ofertë prej 15 milionë euro për Kaprilen, teksa ky lajm i shkon për shtat edhe shkodranit Alen Sherri, i cili është edhe zëvendësuesi i Kapriles te Kalajari.
Kësisoj Sherrit, mund t’i jepet mundësia e vendit të titullarit me një largim të mundshëm të Kapriles drejt Juventusit. Gjithsesi mbetet të shihet si do të rrjedhin lajmet e merkatos në të ardhme.