Interi kampion i Italisë, festa e madhe për ‘Scudetto-n e 21-të, ja programi dhe detajet

5 Maj 2026, 11:02 / SPORT ALFA PRESS
Interi kampion i Italisë, festa e madhe për ‘Scudetto-n e

Interi ka siguruar matematikisht titullin kampion për sezonin 2025/26 në Serie A, duke fituar “Scudetto”-n e 21-të në histori. Festimet kanë nisur menjëherë pas konfirmimit të titullit, me tifozët që pushtuan rrugët e Milanos, veçanërisht zonën e ‘San Siro’ dhe ‘Piazza del Duomo’, ku bashkë me ta festuan edhe disa nga lojtarët kryesorë si Lautaro Martínez, Marcus Thuram, Nicolò Barella, Federico Dimarco dhe Francesco Pio Esposito.

Megjithatë, festa zyrtare dhe më e madhe pritet të zhvillohet pas ndeshjes së fundit në shtëpi ndaj Veronës, e cila është planifikuar për fundjavën e 16-17 majit. Sipas gjasave, kjo sfidë do të luhet të dielën, më 17 maj, rreth orës 15:00, edhe pse pritet ende konfirmimi zyrtar.

Në përfundim të kësaj ndeshjeje do të zhvillohet ceremonia tradicionale e dorëzimit të trofeut të kampionatit. Në fushë do të vendoset skena, ku lojtarët dhe stafi teknik do të marrin medaljet dhe kupën, në prani edhe të familjarëve të tyre. Atmosfera në “San Siro” pritet të jetë elektrizuese, me mijëra tifozë që do të përshëndesin skuadrën për këtë sukses të madh.

Pas ceremonisë, ekipi do të zhvendoset drejt selisë së klubit në Viale della Liberazione, nga ku do të nisë edhe parada tradicionale me autobus të hapur. Ndryshe nga festimet e mëparshme, këtë herë organizimi do të pësojë disa ndryshime për të shmangur vonesat e mëdha.

Në vend që autobusi të niset nga stadiumi, siç ndodhi në festën e “yllit të dytë”, nisja do të bëhet direkt nga selia e klubit. Ky ndryshim pritet të shkurtojë ndjeshëm itinerarin drejt qendrës së qytetit dhe të mundësojë që skuadra të arrijë më shpejt në ‘Piazza del Duomo’, ku do të kulmojë festa.

Objektivi është që lojtarët të kenë më shumë kohë për të përshëndetur tifozët nga tarraca në sheshin kryesor të Milanos, duke krijuar një moment të paharrueshëm për gjithë komunitetin zikaltër. Festa e “Scudetto”-s së 21-të pritet të jetë një spektakël i vërtetë, që do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve të Interit.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide