Interi fut Asllanin në “listën e zezë”, bashkë me katër të tjerë projektohet larg kampionëve

E ardhmja e Kristjan Asllanit do të jetë larg Interit. Kjo është çfarë raportohet nga “La Gazzeta dello Sport”, që tregon për pesë lojtarët e zikaltërve që pritet të largohen në verë.
Krah Asllanit janë dhe Korea, Arnautoviç, Fratezi dhe Açerbi. Me përjashtim të Koreas dhe Arnautoviç, që mbyllin kontratën në fund të sezonit, të tjerët nuk do të largohen pa përfituar të ardhura.
Për Asllanin ofertat nuk kanë munguar. Si në Itali dhe jashtë saj, për mesfushorin e Kombëtares shqiptare janë ofruar shuma të ndryshme.
22-vjeçari duket se nuk e ka bindur Inzagin në këtë sezon, ku ka pasur mundësinë të marrë minuta për shkak të dëmtimeve të Çalhanoglu. Në të gjitha kompeticionet ka fituar minuta gjatë 22 ndeshjeve, duke shënuar dy gola dhe asistuar dy të tjerë.
Po ndodh...
Sali Brava
ide
Takimi im i parë me Meremen, kryeministren e ardhshme të Shqipërisë
Bekimi i Edi Ramës dhe vampiri në kurriz tonë!
Spiropali dhe loja e pritjes për lidershipin
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

