Frikë dhe ankth në stadiumin “Arena e Demave”, lojtari i Partizanit bie pa ndjenja

31 Janar 2026, 18:37 / SPORT ALFA PRESS

Frikë dhe ankth në stadiumin “Arena e Demave”, lojtari i

Momente tensioni u regjistruan në minutën e 85-të të ndeshjes, kur futbollisti i Partizanit, Sembene, u rrëzua papritur në fushë duke humbur ndjenjat.

Situata shkaktoi panik mes lojtarëve dhe stafit teknik, ndërsa gjyqtari vendosi menjëherë ndërprerjen e lojës.

Stafi mjekësor ndërhyri me shpejtësi, ndërsa ambulanca hyri në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë futbollistit. Lojtarët e të dy skuadrave u panë të shqetësuar, teksa prioritet mbeti gjendja shëndetësore e Sembenes.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta deri në stabilizimin e situatës.

Po ndodh...

ide