Dumfries: Kur më telefonoi Interi, po luaja padel. Në çantë kisha dy këpucë të majta...

Denzel Dumfries ka rrëfyer disa momente të veçanta në një intervistë për “La Repubblica”. Mbrojtësi i djathtë i Interit, i cili sapo ka rinovuar kontratën me klubin zikaltër, ka folur për ardhjen e tij në ekipin kampion në fuqi të Italisë, duke zbuluar disa prapaskena interesante: "Më telefonoi Piero Ausilio ndërsa po luaja padel. Më tha të lija raketën dhe të nisesha menjëherë për në Milano. Ai kishte folur tashmë me Mino Raiola".
Megjithatë, mbërritja e tij te zikaltrit nuk shkoi ashtu siç e kishte imagjinuar: "Mendoja se do të bëja disa foto dhe do të shtrëngoja duart, por më futën menjëherë në fushë. Hapa çantën që kisha në makinë dhe aty gjeta dy këpucë të majta. Këpucën e djathtë më duhej ta merrja hua…"
Dumfries shprehu gjithashtu falënderime të mëdha për trajnerin Simone Inzaghi, i cili e ndihmoi të përshtatej në futbollin italian, duke i dhënë besim: "Nuk mund të them që është mik, sepse është trajneri im. Megjithatë, e konsideroj një person të jashtëzakonshëm, kemi një marrëdhënie të shkëlqyer".
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


