Ditë e veçantë për Juventusin, takim me Donald Trump para debutimit në Botërorin e Klubeve
18 Qershor 2025, 23:28 / SPORT

Dita e sotme ka qenë e veçantë për skuadrën e Juventusit, pasi një delegacion i bardhezinjve ka qenë i ftuar për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë pak orë para se të luante ndeshjen e debutimit në Botërorin e Klubeve ndaj Al Ain.



Një delegacion i drejtuesve të klubit, bashkë me trajnerin Igor Tudor dhe disa prej futbollistëve, kanë qenë sot të shoqëruar nga presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, në Shtëpinë e Bardhë ku jo thjesht bënë “xhiron turistike”, por u takuan edhe me presidentin e SHBA, Donald Tramp.
Futbollistët amerikanë Ueston MekKeni e Timoti Ueah, por edhe Lokateli, Gati, Kopmainers dhe Vlahoviç, ishin të pranishëm në Zyrën Ovale, ku u takuan me presidentin Tramp dhe i dorëzuan atij fanellën me numrin 47.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




