Bylis ia del ndaj Vllaznisë, Feston Tirana, Flamurtari befason Partizanin

Këtë të shtunë u luajtën ndeshjet e javës së 34-të të kampionatit shqiptar. Bylis fitoi 0-1 ndaj Vllaznisë në Shkodër, në një sfidë mjaft të luftuar. Ky 3 pikësh mbetet shumë i rëndësishëm për ballshiotët, në garën për të qëndruar mes më të mirëve. Vora triumfoi me shifrat 4-2 ndaj Elbasanit, me të dy skuadrat që dhuruan spektakël në fushë.
Tirana i tregon forcën Teutës dhe fiton 0-1. Bardheblutë morën suksesin e 3-të në 5 ndeshjet e fundit dhe tani gjërat duken në rrugën e duhur sa i takon mbijetesën.
Beson tek shpëtimi edhe Flamurtari që mundi 1-4 Partizanin, rezultat ky që bën që gjithçka të mbetet në lojë në fundin e tabelës. Në krahun tjetër, të kuqtë në krizë, pasi kanë humbur 4 nga 5 ndeshjet e fundit.
Në sfidën tjetër, Dinamo kthehet te rezultatet pozitive dhe mposht 2-0 kampionët e Egnatias. Superiorja rikthehet në fushë javën tjetër, me ndeshje të tjera interesante.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128