Shuhet ëndrra amerikane, çfarë do të ndodhë me futbollin e SHBA pas Kupës së Botës

SHBA pavarësisht humbjes me Belgjikën, e kanë fituar botërorin e tyre. Stadiumet plot, impiante të mrekullueshëm(të marrë hua nga NFL, ata nga kampionati MLA janë më të reduktuar) dhe një pjesëmarrje e denjë për një komb që ka një të kaluar si vendi që preferon më shumë sporte të tjerë se atë më popullorin në planet.
Kombëtarja e drejtuar nga Mauricio Pochettino bëri një figurë shumë të mirë duke shfaqur një manovër brilante dhe që solli përfitime, kjo për meritë të trajnerit që i dha skuadrës së SHBA një organizim preciz dhe të kalibruar mbi karakteristikat e individualiteteve; të gjithë, pak a shumë të mësuar në turnetë e nivelit të lartë dhe në mënyrë të veçantë me aftësi teknike. Sigurisht po të shohësh golat e pësuar nga Belgjika, ka shumë gjëra që duhen përmirësuar në fazën mbrojtëse dhe cilësia e mbrojtësve dhe portierit, por nuk mund të ëndërrosh gjëra tepër të mëdha.
Pjesëmarrja kolektive e tifozëve ishte ajo që dha më shumë kënaqësi, me doza entuziazmi të denja për Finalen e Madhe të NBA. Ishte e parashikueshme të mendoje, se në momentin që SHBA do të përballej me një kundërshtar të një farë niveli, do të eliminohej nga kompeticioni. Kjo ndodhi në 1/8 e finaleve kundër Belgjikës, si në 2018. Edhe në Botërorin tjetër të mbajtur në shtëpi, në 1994, SHBA-të u eliminuan në 1/8 e finaleve nga Brazili që në fund u shpall kampionë. Pika më e lartë, nëse përjashtohet vendi i tretë në edicionin e parë më 1930, ishte arritja në çerekfinale në vitin 2002.
Përtej rezultateve të kombëtares, që janë të rëndësishme për lëvizjen futbollistike në vend, SHBA-të dhe futbolli tashmë kanë një raport të konsoliduar. Në 1994, as nuk kishte kampionat kombëtar pas falimentimit të NASL të Pele dhe Beckenbauer. Tani MLS ndiqet shumë, edhe pse gjithsesi vjen pas ligave të sporteve më popullore. Futbolli apo siç i thonë amerikanët soccer, nuk do të mund t’i emocionojë tifozët në SHBA si basketbolli, NFL, bejzbolli dhe hokej, por po avancon pak nga pak. Praktikuesit e rinj, burra e gra duken se janë gjithnjë të shumtë. Ajo që është më e komplikuar është që t’i bësh amerikanët të pranojnë lojën. Kush ka ndjekur një ndeshje futbolli në SHBA, e ka kuptuar se në minutën e 20 të pjesës së parë, njerëzit nuk kanë hyrë ende në stadium, por janë në radhë për të blerë hot dog, apo bisedojnë me fqinjin e tij në vendin në stadium pa parë fushën e lojës.
Dhe si gjithnjë, krijohet përshtypja se shpërthimi i entuziazmit për kombëtaren në Botëror është më shumë një fakt patriotik sesa një interes real për lojën e futbollit. Sidoqoftë, stadiumet plot nga lindja në perëndim, audienca televizive në nivelet maksimale dhe një përfshirje kulturore që nuk është parë kurrë më parë, vërtetojnë një kuriozitet të dushmë për një sport që duket se është larg mentalitetit yankee. Trashëgimia e këtij kompeticioni nuk matet vetëm me golat dhe kalimin e raudnit, por me mijëra fëmijët që sot preferojnë më shumë topin e rrumbullakët të futbollit se sa atë në formë ovale apo të bejzbollit. Pochettino ka nisur një punë; baza për të ardhmen e kombëtares, nuk kanë qenë kurrë kaq solide.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Protesta dhe Njeriu i Divanit
Stop fyerjes së inteligjencës së shqiptarëve!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128