Sonila Meço humb njeriun e shtrenjtë

Babai i gazetares Sonila Meço ka ndërruar jetë ditën e sotme. Meço nuk mundi të ishte e pranishme në spektaklin e sotëm dhe lajmin e trishtë e ka bërë të ditur moderatorja Fjoralba Ponari, e cila gjatë dhënies së lajmi është përlotur.
“Ajo ka humbur babain e saj dhe për shkak të kësaj fatkeqësie, ajo e ka pasur të pamundur të jetë e pranishme”, tha Fjoralba.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sonila shkruan se Tomor Meço u shua butë e paqtë pas disa javësh të vështira.
“Sonte presim të afërm, miq e të shtrenjtë, që duan të ndajnë dhimbjen me familjen tonë, megjithëse shumë janë larg, në vendet ku jetojnë e punojnë. Pritja bëhet në Memorial Home IJA, pranë spitalit pediatrik, duke nisur nga ora 21:00 sonte. Ceremonia funerale do të bëhet nesër, në ora 15:30, duke u nisur nga Memorial Home Ija për në varrezat e Sharrës. Faleminderit për çdo mesazh e mbështetje në këtë ditë të trishtë të shndërrimit të një burri të rrallë në një engjëll mbrojtës për mama Letën, Rezin, mua e të shtrenjtët tanë!” – shkruan Meço.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



