“Free Elvis” Aktori dyshohet se ngriti një “shtëpi bari” në Australi, Bardhi “hakmerret” ndaj Pupës: Bota rrotullohet!

23 Maj 2025, 16:13 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Free Elvis” Aktori dyshohet se ngriti një “shtëpi

Aktori i njohur Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij Belina Pupa akuzohen se kishin ngritur një shtëpi bari në Australi dhe se kishin kultivuar 43 bimë kanabis në një banesë në Ascot Park. 

Ndërsa influencerja u arrestua dhe më pas u lirua me kusht, aktori është shpallur në kërkim pasi thuhet se është arratisur.

Në mesin e reagimeve të shumta lidhur me këtë ngjarje, ishte edhe ai i këngëtarit të njohur Bardhi Idrizi, i cili ka vendosur të “hakmerret” ndaj kritikave që aktori ka bërë ndaj tij dhe blogeres Sara Gjordeni.

Bardhi shprehet se bota është me rrota dhe se Elvis Pupa u ngut të fliste për një person që nuk e njihte.

Po më vjen keq me lexu këtë lajm se je nga aktorët e mi të preferum të fëmijërisë. Por le të jetë si shembull ky që bota sillet.

U ngutë me fol për dikon që s’e njeh, as s’të ka dëmtu ty kurrë. E gjatë kohës së Big Brother e shkrujshe në story ‘Free Bardhi’ pa arsye, tash po ta shkruj unë ‘Free Elvis’ me arsye”, ka shkruar Bardhi në postimin e tij.

 

Po ndodh...