Taulanda Jupi: Në 11 maj, mbështesim guximin e Altin Dumanit përballë korrupsionit të Ramës dhe Berishës

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik në Tiranë në zgjedhjet e 11 majit, Taulanda Jupi, deklaroi sot se qytetarët shqiptarë përballen me një zgjedhje historike: të mbështesin drejtësinë dhe shtetin e së drejtës ose të lejojnë që pandëshkueshmëria e politikanëve të vjetër të vazhdojë.
"Në 11 maj, shqiptarët nuk zgjedhin thjesht një parti apo një deputet. Ata vendosin se cilën Shqipëri duan të ndërtojnë: Shqipërinë e hajdutëve që kërkojnë strehë në Parlament, apo Shqipërinë e qytetarëve të ndershëm që kërkojnë drejtësi të vërtetë," tha Jupi në deklaratën e saj.
Ajo theksoi se, përballë qëndrojnë dy Shqipëri: në njërën anë, qytetarët e ndershëm dhe institucionet e reja të drejtësisë, të udhëhequra nga prokurorë dhe gjyqtarë si Altin Dumani, Olsi Dado, Erjon Bani dhe Engert Pëllumbi, dhe në anën tjetër, politikanët e vjetër të korruptuar si Edi Rama dhe Sali Berisha, që kërkojnë t’i shpëtojnë përgjegjësisë ligjore.
Jupi vlerësoi punën e SPAK dhe GJKKO-së si shembull të një drejtësie që po rilind dhe që nuk trembet përballë pushtetit. Sipas saj, sulmet ndaj këtyre institucioneve janë dëshmi e frikës së atyre që kanë abuzuar për dekada me pasuritë dhe të ardhmen e vendit.
“Më 11 maj, çdo votë është një betejë mes të vjetrës dhe të ardhmes. Është një betejë mes atyre që duan të mbyllin gojën drejtësisë dhe atyre që duan të hapin dyert e lirisë. Është një betejë mes atyre që shohin Parlamentin si një bunker mbrojtës dhe atyre që duan ta shohin Parlamentin si shërbëtor të popullit," deklaroi Jupi.
Në fund, ajo i bëri thirrje shqiptarëve të mbështesin guximin, drejtësinë dhe qytetarinë aktive, duke kthyer Parlamentin në një institucion të shpresës dhe të dinjitetit kombëtar.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
