Shehaj-deputetëve: Po mbroni të korruptuarit. As socialistët nuk e duan Belinda Ballukun në qeveri

12 Shkurt 2026, 17:25 / POLITIKË ALFA PRESS

Shehaj-deputetëve: Po mbroni të korruptuarit. As socialistët nuk

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi deputetët e Partisë Socialiste se po mbrojnë të korruptuarit.

Shehaj u shpreh se mazhoranca po ndryshon ligjin për pezullimin me qëllim që të vazhdojë vjedhja.

“Ore pak turp nuk keni ju? Ore pak turp. Po si ore mund të ndryshoni ligjin për të shpëtuar Kryeministrin nga pezullimi? Po si mund ta ndryshoni? Nuk i shikoni?

Kjo nuk është një çështje që ka të bëjë vetëm me opozitarët, por edhe me socialistët. Edhe socialistët, edhe votuesit tuaj i duan të korruptuarit para drejtësisë. Nuk e duan Belindën aty as ata, e kuptoni apo jo?

Po si, o, mund të ndryshoni ligjin për të shpëtuar Edi Ramën dhe ministrat, që mos të pezullohen. Që të vazhdojnë të vjedhin, mos të pezullohen, pavarësisht vendimit të Gjykatës. Si s’ju vjen turp njëherë?! Jeni me të korruptuarit, hiqni dorë, se s’keni për t’ia dalë! Nuk keni për t’ia dalë!” – iu drejtua Shehaj-deputetëve socialistë në Kuvend.

Po ndodh...

ide