Përplasja mes Ballës dhe dhëndrit të Berishës, Klodiana Lala tregon ç'ndodhi brenda sallës së gjyqit

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka treguar detaje nga gjyqi për çështjen "Partizani", ku pati një përplasje mes Taulant Ballës, dëshmitar dhe kallëzues dhe Jamarbër Malltezit, i pandehur.
"Zoti Balla, ishte dëshmitari i parë i SPAk në çështjen Partizani. Balla ishte i pari në listë sepse është kallëzues, dhe sipas listës që kishte përpiluar, duhet të pyeste personin që ka bërë kallëzimin. Pyetjet e prokurorëve ishin te shkurtra. Balla pretendoi se kishte marrë të dhëna përmes medias dhe kërkesave për inforamcion për privatizimin e ish klubit Partizani. Tha se kishte arritur të siguronte të dhëna që ngrinin dyshime se procedura ishte e parregullt.
Përplasja me Malltezin, e akuzuan Ballën se ka qenë dëshmitar i rremë, ka përdorur të dhëna të rreme, i humbi kujtesa kur dha shpjegime, pretenduan se ka aksesuar të dhëna të tyre personale. Seanca ka zgjatur 4 orë.
2-3 momente duhen vënë në konsideratë. Balla tha është ditë e mirë për drejtësinë. Kur e pyetëm për kërkesë të SPAK për Ballukun, nuk dha shpjegime. Zoti Balla tha që shpresoj të vij si dëshmitar për 21 janarin, pasi është kallëzues, por kur kalonte topi te socialistët shmangte përgjigjen.
Balla pretendonte se ishte vënë mekanizmi shtetëror në shërbim të Malltezit. Ndërsa Malltezi pretendonte se Balla ka sjellë të dhëna të rreme.
Mbetet tani për tu parë procesi.
Në thelb kjo ishte seanca. Do të kisha preferuar të ishte vetë zoti Berisha, për të kuptuar kontradiktat e palëve", deklaroi Lala.
Po ndodh...
Sali Brava
ide
Bekimi i Edi Ramës dhe vampiri në kurriz tonë!
Spiropali dhe loja e pritjes për lidershipin
Këmbëngulja e Berishës si strategji e dështimit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128