Përflitet si kandidat për Tiranën/ Pedagogu Ermal Hasimja poston videon: Pa sfida jeta është e mërzitshme, nuk ka ndryshim

Pedagogu dhe aktivisti i njohur Ermal Hasimja, ka ndarë në llogarinë e tij disa pamje teksa zhytet në një nga liqenet e vendit, kurse zona përreth duket e zbardhur nga dëbora e parë që ka mbuluar pjesë të ndryshme të Shqipërisë në këtë fillim tetori.
"Pa sfida jeta është e mërzitshme. Pa sfida nuk ka ndryshim", shkruan profesori krah pamjeve ku ai shihet teksa ka zhveshur rrobat e hiking dhe noton në ujërat e ftohta të liqenit.
Më shumë sesa pamje të bukura për ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ato duken si një mesazh për zhvillimet e fundit në Tiranë, me Ermal Hasimjan që e ka konsideruar propozimin e aleatëve të PD për të garuar për Bashkinë e Tiranës.
Në fakt, ka qenë Partia Mundësia e Agron Shehaj, e cila në një diskutim mes aleatëve opozitarë, ka propozuar emrin e pedagogut. Ndërkohë, sot më 4 Tetor, Sali Berisha "dogji" në një farë mënyrë emrat e propozuar bashkë me Hasimjan, duke thënë se militantët duan kandidatë nga brenda PD.
Në një reagim zyrtar pak ditë më parë, Ermal Hasimja tha se ndihej i vlerësuar për propozimin, por nuk kishte marrë një vendim zyrtar dhe kur kjo të ndodhë, ai theksoi se do të mendohet dhe patjetër do të vendosë nëse do të pranojë të jetë kandidat përballë Ogerta Manastirliut apo jo.
"Ndihem padyshim i vlerësuar që emri im është propozuar në listën e kandidatëve potencialë të opozitës për Tiranën dhe falenderoj ata që e kanë propozuar apo mbështetur idenë. Kur të marr (nëse marr) një propozim zyrtar do të mund të mendohem dhe të marr një vendim", shkroi ai.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
