Pasi përjashtoi 5 kandidatë nga gara për kreun e PD, Berisha mbledh Kryesinë: Vazhdoni me anëtarësimet e reja

5 Maj 2026, 14:30 / POLITIKË ALFA PRESS

Pasi përjashtoi 5 kandidatë nga gara për kreun e PD, Berisha

Sali Berisha ka mbledhur sot Kryesinë në selinë e PD, ku u ka dhënë direktivat për vijimin më tej me anëtarësime të reja.

Sa i përket zgjedhjes për kreun e PD, Berisha ngulmoi se garë ka dhe është demokratike, ndërkohë që pak ditë më parë u përjashtuan nga gara Ervin Salianji, Evi Kokalari, Alesia Balliu, Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj.

“Këtë periudhë që na ka mbetur është e domosdoshme që kryengritja paqësore e datës 8 të jetë më e fuqishmja. Jemi në muajin elektoral, zgjedhjet në tërësi kanë ecur, ka pasur probleme në ndonjë vend të cilat po zgjidhen në mënyrë demokratike. Por duhet të ngremë një grup për përgatitjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Grupet e punës tani duhet të finalizojnë punët e tyre. Duhet të vazhdojmë me përpjekje për anëtarësime të reja, hapje të PD, modernizimin e PD. Këto do jenë drejtimet më themelore tona”, tha ai.



Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide