Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, reagon Kryeministri Rama: Lamtumirë Profesor i dashur

5 Maj 2026, 20:52 / POLITIKË ALFA PRESS
Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, reagon Kryeministri Rama:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit dhe një prej figurave themelore të së majtës shqiptare, Servet Pëllumbi.

Përmes një mesazhi të shkurtër në rrjetet sociale, Rama i ka dhënë lamtumirën me fjalët: “Lamtumirë profesor i dashur”, duke shprehur respektin për kontributin e tij në jetën akademike dhe politike të vendit.

Servet Pëllumbi u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare. Ai mbetet një nga figurat më të rëndësishme të periudhës së tranzicionit në Shqipëri, si dhe një prej themeluesve të Partisë Socialiste dhe ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ide