Lapaj takim me emigrantët në Itali, thumbon Berishën: Nuk marrim njerëz me bileta…

22 Shkurt 2026, 14:23 / POLITIKË ALFA PRESS

Lapaj takim me emigrantët në Itali, thumbon Berishën: Nuk marrim

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj është duke zhvilluar takime me emigrantët në Itali, ku ka folur mbi probematika të ndryshme në vendin tonë, që nga korrupsioni e deri te protestat.

Lapaj ka deklaruar se për të rrëzuar pushtetin duhen protesta të qëndrueshme dhe pa ndalim, ndërsa ka thumbuar dhe Partinë Demokratike, duke thënë se forca e tij politike nuk u paguan njerëzve bileta për tju bashkuar protestës.

Ai ka njoftuar se më datë 1 Mars, “Shqipëria Bëhet” do të zhvillojë protestën e radhës kombëtare, teksa ka bërë thirrje për pjesmarrje masive.

“Mos votoni për incerci, mos votoni për tifozllëk, votoni djem e vajza të reja, votoni lëvizjen tonë, janë djem dhe vajza të ndershëm. Ne në datën 1 mars kemi protestën  e 5 pa ndalim. Ne nuk i marrim njerëzit me bileta e tua paguajmë. E para nuk e besojmë atë metodikë dhe e dyta nuk kemi para. Çfarë shikoni aty vijnë vetë sepse e ndjejnë me zemër. Betejës mes shkëmbit dhe dallgës e fiton dallga sepse është e vendosur. Ju e ndjeni mirë se kush e ka seriozisht këtë betejë. Ne vërtet jemi të vegjël unë e pranoj, por jemi forca e 3 politike në vend në vetëm tetë muaj dhe kemi gjithë energjinë, gjithë forcën gjithë përkushtimin për t’u kthyer në forcën e parë politike si Albini e bëri në Kosovë apo Tsipras në Greqi”, tha Lapaj.

Po ndodh...