Del VIDEO e momentit të vrasjes së Egli Pashollarit, Gazment Buçpapaj së bashku me partneren e tij e godasin, më pas tropojani i ngul thikën

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin pasditen e 20 shkurtit ku shtetasi Egli Pashollari, i njohur me nofkën “Çerri i Parkut” u masakrua me thikë në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, në një zonë të populluar dhe në orën kur ishte e frekuentuar gjerësisht nga kalimtarët.
Lidhur me këtë ngjarje, Euronews Albania ka mundur që të sigurojë pamjet e momentin tragjik ku shtetasi Gazment Buçpapaj e qëlloi me thikë 31-vjeçarin, plagët për të cilin rezultuan të ishin fatale.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Pashollari sapo zbret nga automjeti i tij tip “BMW Seria 7”, me ngjyrë të bardhë”, sulmohet nga Buçpapaj së bashku me partneren e tij dhe një person tjetër.
Ata e godasin të riun, ku më pas është Gazment Buçpapa ai i cili e qëllon me thikë pas shpine. Ndonëse kalimtarët tentuan që ta shuanin këtë sherr, gjithçka ndodhi brenda pak sekondash dhe fatkeqësisht sherri degradoi deri në përdorimin e armëve të ftohta.
Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e 20 shkurtit, rreth orës 15:40. I riu Egli Pashollari i cili u tha se ka qenë dhe një nga njerëzit e afërt të Emiljano Shullazit, u qëllua me thikë pas shpine dhe fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës për në spital.
Lidhur me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim shtetasin Gazment Buçpapa, ndërkohë që në policia ka dhënë dëshminë dhe bashkëshortja e këtij të fundit.
Fillimisht ajo deklaroi se 31-vjeçari e kishte ngacmuar dhe për këtë arsye i kishte thënë bashkëshortit i cili më pas e qëlloi të riun me thikë. Por kjo deklaratë u hodh poshtë vetëm disa orë më pas, ku ka qenë pikërisht ajo e cila tha se “mollë sherri” u bë bllokimi i rrugës.
Në dëshmi ajo sqaroi se bashkëshorti i saj kishte shkuar për ta marrë në punë pasi punonte menaxhere në një market në zonën e ish-Parkut dhe për ta çuar për një vizitë mjekësore. Pasi ka hipur në makinë, rruga ishte bllokuar nga mjeti i 31-vjeçarit.
Gazment Buçpapa i ka rënë borisë për ti hapur rrugën, por sipas saj, Egli Pashollari ka dalë nga mjeti dhe i ka sharë dhe ofenduar. Menjëherë pas kësaj, bashkëshorti i saj doli nga mjeti dhe u përfshi në konflikt fizik me të riun, konflikt i cili agravoi deri në përdorimin e thikës. Pasi qëlloi me thikë 31-vjeçarin, Gazment Buçpapa sipas dëshmisë së bashkëshortes, u larguan nga vendi i ngjarjes, duke braktisur në një zonë të Tiranës automjetin e tyre dhe duke vijuar më pas rrugën me taksi.
Sapo mbërritën në banesë, ai u largua dhe aktualisht ndodhet në kërkim nga policia.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128