Ilir Meta mbetet në burg, edhe Kushtetuesja i rrëzon kërkesën për ndryshim mase
Ish-presidenti Ilir Meta nuk do të dalë nga paraburgimi. Vendimi u mor nga Gjykata Kushtetuese, e cila shqyrtoi të mërkurën një kërkesë të Metës për të fituar lirinë.
“Për mënyrën e zbatimit të masës "arrest në burg", në kushtet kur nuk ka një vendim nga gjykatat e zakonshme për trajtimin degradues, gjykata vendos të mos e marrë në shqyrtim. Për masën, me shumicë votash gjykata vlerëson se kërkuesi mund të ketë kryer veprat penale, prandaj masa ndaj tij është caktuar bazuar në një dyshim të arsyeshëm. Ajo nuk është proporcionale”, tha gjykata.
Më herët gjatë ditës, Gjykata e Posaçme caktoi datën 27 prill për seancën e parë të procesit gjyqësor ndaj Metës, ish-deputetes Monika Kryemadhi dhe 3 të pandehurve të tjerë.
Ata akuzohen nga SPAK se janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128