Dhunimi i avokatit Cakrani, shtyhet seanca gjyqësore për Ilir Metën

Seanca gjyësore për Ilir Metën e parashikuar të mbahej këtë enjte është shtyrë për në datën 19 shkurt.
Shkak për shtyrjen e seancës thuhet se është bërë dhunimi fizik i avokatit mbrojtës të tij, Kujtim Cakrani, pak ditë më parë pranë një pikë karburanti në qytetin e Vlorës.
Avokati Cakrani nuk ishte prezent në sallë dhe disa prej kolegëve të tij nuk u paraqiten në proces.
Ndonëse Meta, i pranishëm në sallë, pretendoi se ishte gati t’i bënte parashtrimet e tij, gjyqtarja e posaçme, Irena Gjoka vendosi të shtyjë procesin për më 19 shkurt.
Në seancën e kaluar të shqyrtimit paraprak ndaj Metës ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe 3 të bashkëpandehurve, SPAK përfundoi leximin e akt-akuzës dhe kërkoi kalimin në gjyq të çështjes.
Në seancën e radhës do të dëgjohen parashtrimet e të pandehurve.
Po ndodh...
ide
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
Kilometri i fundit si ai i parafundit dhe pyetja e Nastradinit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128