Gjergj Nika: Bashkë për një Vlorë më funksionale dhe të sigurt!

Brenda muajit Gusht, si përfaqësues në Këshillin Bashkiak të Vlorës, do të depozitoj një projektvendim konkret që synon përfshirjen në buxhetin e vitit 2026 të tre investimeve të domosdoshme për qytetin tonë:
Ndërtimi i një Stacioni modern Zjarrfikësesh, për rritjen e sigurisë dhe reagimin më të shpejtë në raste emergjente.
Krijimi i një Terminali ndërurban të autobusëve në hyrje të qytetit, për të përmirësuar transportin dhe organizimin e lëvizjes brenda dhe jashtë qytetit.
Vendosja e banjove publike në zonat kryesore të qytetit, një nevojë bazë për qytetarët dhe vizitorët e shumtë.
Këto janë propozime konkrete, të realizueshme dhe mbi të gjitha, në shërbim të interesit publik.
Ftoj të gjithë kolegët në Këshillin Bashkiak të Vlorës pa dallim politik dhe Bashkinë, të bashkohemi për t’i kthyer këto ide në projekte të prekshme dhe me interes për qytetarët.
Vlora meriton më shumë dhe ne mund ta bëjmë më të mirë së bashku!
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


