Ervin Salianji nis të rrëfehet dhe tregon borxhet e kreut të PD: Berisha më tha se ka një detyrim ndaj Ramës!
Ish-deputeti i Partisë demokratike Ervin Salinji, ka bërë disa deklarata të forta mbrëmjen e sotme gjatë një interviste në Euronews Albania, duke rrëfyer mbi bisedat që ka zhvilluar me kreun e PD-së, Sali Berisha.
Salianji tha se Berisha ka pohuar se ka një detyrim ndaj kryeministrit Rama për ta mbajtur në pushtet deri në vitin 2033, duke e lidhur këtë kohën kur Berisha ishte në arrest shtëpie.
“Berisha më tha që i kam një detyrim Edi Ramës që të rrijë në pushtet deri në 2033-shin, sepse mua ma kërkuan këtë në momentin që më nxorën nga ballkoni gjykata e regjimit. Më tha që gjykatat i kontrollon regjimi dhe Rama më nxori nga arresti shtëpiak vetëm disa muaj para zgjedhjeve”, u shpreh Salianji.
Ai kujtoi periudhën kur qëndroi 10 muaj në burg duke theksuar se nuk iu lejua të kandidojë, pasi leja që duhej t’i jepej në mars iu dha në fund të majit.
“Kam bërë biseda politike me Berishën, por nuk i kam thënë publikisht për shkak të etikës. Nëse vazhdojnë të trillojnë, unë do të them disa të vërteta që publiku ka interes t’i dijë”, paralajmëroi ai.
Salianji kritikoi Berishën për faktin që, sipas tij, ka frikë të përballet me votën e demokratëve.
“Partia Demokratike nuk është e Berishës, por e demokratëve. Ata janë pronarët e saj dhe duhet të vendosin përmes garës së brendshme. Unë kam bërë sakrifica të pafundme për PD-në dhe kam mbështetje të fortë. Gara duhet të jetë e ndershme, jo e manipuluar”, tha Salianji, duke kërkuar kushte të barabarta për kandidatët.
Po ndodh...
ide
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
Kjo PD, nuk di të vlerësojë as jetën dhe as vdekjen më!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128