“Berishën e mban Rama me para”/ Salianji: Është i lidhur me grupe të krimit të organizuar, ka probleme më të mëdha me Drejtësinë
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Rama mban me para Kreun e PD-së, Sali Berisha. Gjatë një interviste për Klan News, ai tha se Berisha është i lidhur me grupe të krimit të organizuar dhe që i përdor këto grupe për influencën e tij politike.
Sipas tij, Berisha mban në pushtet Edi Ramën, ndërsa Rama i jep Berishës paratë, lejet, koncesionet edhe mbrojtje të caktuara.
Salianji tha se Berisha ka krijuar komisionin për të përzgjedhur kandidatët, ka përjashtuar kandidatët e tjerë, ka caktuar listat zgjedhore dhe ka përdorur burimet financiare të Partisë Demokratike për të bërë aktivitete dhe është vendosur të jetë kandidat i vetëm.
“Sali Berisha ka probleme më të mëdha me drejtësinë. Me këtë drejtësi, se për gjykatat ndërkombëtare, e kam nxjerrë sot vendimin e gjykatës britanike, që qartësisht në vendim e shpreh që Sali Berisha është i lidhur me grupe të krimit të organizuar dhe që i përdor këto grupe për influencën e vet politike, pra edhe këtë le ta vendosnin, por nuk e pengon as ligji, as statuti i partisë që të kandidosh në parti politike me këtë dënim.
Realisht ne jemi në regjimin Rama-Berisha. Berisha mban në pushtet Edi Ramën, Rama i jep atë për të cilin Sali Berisha shet edhe shpirtin: paratë, lejet, koncesionet edhe mbrojtje të caktuara. Se thoshte sot, për shembull, që Lul Bravën e mbante Edi Rama peng me disa dosje. Po ky ka 100 dosje, po të jetë për atë punë, i ka dosjet kapicë. Sot Sali Berisha është i kapur nga Edi Rama.
Unë do të kandidoj dhe e mund Sali Berishën. Dhe po e them prap. Me garë unë e mund. Këtu nuk jemi në një proces politik, jemi në një proces administrativ, ku Sali Berisha ka krijuar komisionin për të përzgjedhur kandidatët, ka përjashtuar kandidatët e tjerë, ka caktuar listat zgjedhore, ka përdorur burimet financiare të Partisë Demokratike për të bërë aktivitete dhe është vendosur, ashtu sikurse Kim Young Un, të jetë kandidat i vetëm. Rast unik në Europë ku një kryetar partie, sidomos në opozitë, kandidon i vetëm. Rast i parë në botë dhe do t’i ftoj ata të Guinness-it ta regjistrojnë, që një kryetar opozite krijon autokraci partiake dhe qëndron prej 36 vitesh në krye të një partie kur humbet”, tha Salianji për Klan News.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128