“Berisha t’i hapë portat e partisë për të tjerë njerëz”, Demiraj: PD s’duhet të ketë vetëm 20 figura
Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka komentuar situatën në selinë blu duke theksuar nevojën për hapje më të gjerë të Partisë Demokratike ndaj figurave të reja nga fusha të ndryshme.
Ai u shpreh se opozita nuk mund të funksionojë me një numër të kufizuar drejtuesish dhe se afrimi i kontributeve të reja është thelbësor që PD të vijë në pushtet.
Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Demiraj shprehu bindjen se kryedemokrati Berisha i di rrugët dhe metodat për ta forcuar PD-në në muajit në vijim.
“Do duhet që PD t’i hapë komplet portat, që të ofrojë njerëz të tjerë me kontribute më të mëdha nga të gjitha fushat, dhe nuk mendoj që PD duhet të ketë vetëm 15-20 figura, dhe ky është një nga problemet që miqtë tanë demokratë...Qëpar kam qenë me tre deputetë të PD duke pirë kafe, ky është problem real që thonë çdo ditë. Mendoj që PD do t’i shikoj me seriozitet, është duke i analizuar me sukses të gjitha problematikat, dhe e vetmja mënyrë që kjo forcë të vijë në pushtet, të frymëzojë popullin, është hapja e saj dhe afrimi i figurave të reja. Kryetari i PD, që është edhe politikani më me eksperiencë në Shqipëri, e ka të qartë se cilat janë rrugët, format, metodat, për ta forcuar këtë forcë në muajit në vijim”, tha Demiraj.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128