Denoncimi i Alesia Balliut: U sulmova me urdhër të Shkëlzen Berishës, nuk mohohet kontributi im në PD

Alesia Balliu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke akuzuar Shkëlzen Berishën për organizimin e një sulmi të koordinuar ndaj saj përmes mediave.
Sipas Balliut, sulmi është realizuar përmes “televizionit të tij SYRI”, me qëllim mohimin e kontributit të saj në Partinë Demokratike. Ajo përdor edhe etiketime ironike për gazetarët që, sipas saj, kanë marrë pjesë në këtë sulm.
Në reagimin e saj, Balliu rendit angazhimet dhe pozicionet që ka mbajtur brenda strukturave të partisë, duke theksuar se në vitin 2022 është zgjedhur me votë në Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), ndërsa në vitin 2025 është emëruar drejtuese politike e rinisë për qarkun Elbasan dhe koordinatore në një grup pune të PD-së për këtë qark.
Ajo shton gjithashtu se gjatë viteve 2022–2025 ka përfaqësuar FRPD-në në konferenca ndërkombëtare, duke e konsideruar të pamundur që kontributi i saj dhe i familjes së saj të mohohet.
“Familja ime nuk ka pyetur për Enver Hoxhën, jo më të pyes unë për ‘doktorin’ e tij”, shprehet Balliu, duke lënë të kuptohet përplasja e drejtpërdrejtë me figurat drejtuese të partisë.
Në fund të reagimit, ajo paralajmëron përballje të hapur politike, duke deklaruar se do të qëndrojë përballë Shkëlzen Berishës “deri sa Partia Demokratike të çlirohet nga kthetrat e klikës së shpallur non grata”.
Deklaratat e Balliut vijnë në një klimë tensionesh të vazhdueshme brenda Partisë Demokratike, ku përplasjet publike mes figurave dhe grupeve të ndryshme vijojnë të intensifikohen.
Reagimi i Balliut:
Dje, Shkëlzen Berisha ka urdhëruar një sulm të koordinuar përmes “biondinës së gazetarisë” dhe “Çim mjekër cjapit” nga televizioni i tij SYRI, me qëllim që të më mohojnë çdo kontribut në Partinë Demokratike.
Nuk ka njeri në këtë tokë që mund të mohojë kontributin, sakrificën dhe djersën time, ashtu si edhe të familjes sime, për këtë parti.
Në vitin 2022 jam zgjedhur me votë në Kryesinë e FRPD-së.
Po në vitin 2022 jam zgjedhur me votë edhe në Këshillin Kombëtar të FRPD-së.
Në vitin 2025 jam emëruar drejtuese politike e rinisë për qarkun Elbasan.
Gjithashtu, në vitin 2025 jam zgjedhur koordinatore e PD-së nga Kryesia e Partisë Demokratike në grupin e punës për Elbasanin.
Nga viti 2022 deri në vitin 2025 kam përfaqësuar FRPD-në dhe kam marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare.
Familja ime nuk ka pyetur për Enver Hoxhën, jo më të pyes unë për “doktorin” e tij.
Sa për gazetarët që sulmojnë, i mëshiroj. Merren me thashetheme dhe shpifje, madje edhe ndaj dikujt që mund të ishte në moshën e vajzës së tyre. Por në fund të ditës, ata janë thjesht të detyruar të marrin rrogën.
Shkëlzen Berisha, do më kesh përballë në çdo betejë, deri sa Partia Demokratike të çlirohet nga kthetrat e klikës tënde të shpallur non grata.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
Vetë Sali, vetë Kadi!
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128