3-vjetori i nisjes së luftës në Ukrainë, shfaqet filmi “Kur erdhi pranvera në Bucha”

Kuvendi i Shqipërisë dhe Ambasada e Ukrainës, në trevjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë, organizuan shfaqjen e filmit “Kur erdhi pranvera në Bucha"
Në trevjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë, Kuvendi i Shqipërisë dhe Ambasada e Ukrainës, organizuan sot në Kryesinë e Kuvendit shfaqjen e filmit “Kur erdhi pranvera në Bucha".
Në këtë veprimtari mori pjesë Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik, si edhe personalitete të jetës kulturore të vendit.
Të pranishmit i përshëndeti dhe i falenderoi për pjesëmarrjen Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, z. Volodymyr Shkurov.
Që prej fillimit të luftës, Kuvendi i Shqipërisë ka organizuar veprimtari të shumta, në të cilat është diskutuar jo vetëm për mbështetjen e Shqipërisë dhe të komunitetit ndërkombëtar për luftën e drejtë të Ukrainës, por edhe për tragjeditë njerëzore, vuajtjet, sakrificat e pasojat e tjera në popullsinë civile.
Kuvendi ka miratuar Rezolutën për mbështetjen e palëkundur të Ukrainës, ka ftuar e dëgjuar në një video-mesazh Presidentin Zelenskyy, ka shprehur mbështetje për Parlamentin e Ukrainës; sanksionet ndaj Rusisë, kontributin e vendit tonë si bashkëpenëmbajtëse me SHBA për mbështetjen ndaj Ukrainës, gjatë mandatit si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, organizimin në Tiranë të Samitit të Vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën si edhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në veprimtaritë ndërkombëtare në mbështetje të luftës së drejtë të Ukrainës.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

