Vdes i burgosuri në Prishtinë, mister shkaku
26 Shkurt 2024, 11:14 / KOSOVA

Në burgun e Prishtinës, ka ndërruar jetë një i burgosur. Lajmin e ka bërë me dije Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sot rreth orës 07:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i burgosuri, V.M. Vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit. I burgosuri ishte duke u trajtuar sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së)”, thuhet në njoftim.
Më tej, Shërbimi Korrektues i Kosovës thekson se organet kompetente po zhvillojnë procedurat ligjore, teksa autopsia do të dalë në përfundime për shkakun e vdekjes.
-
'Më ler të flas'/ Vëzhgim i dhimbshëm mbi degradimin e Parlamentit
26 Shkurt, 11:05 -
-
Borrell: Takimet me Kurtin dhe Vuçiçin në Mynih, të pasuksesshme!
26 Shkurt, 10:55
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
Nga Gentian Gaba
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
Nga Ermal Peçi
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



