Kriza si armë politike dhe si ndihmë që Rama-Berisha, i japin njëri-tjetrit

Në politikën shqiptare, krizat nuk ndodhin vetvetiu ato prodhohen me kujdes, shpesh, me bashkëpunim të heshtur mes aktorëve politik që në publik betohen se janë armiq. Rasti më i fundit është përplasja e Berishës me ambasadorin e BE, Gonzado. Në pamje të parë, një shpërthim emocional ndaj ambadadorit, një reagim “atdhetar pro familjes” ala Trumpist, por në thelb, një llogari elektorale e ftohtë.
Berisha e di mirë se zgjedhjet lokale që po afrojnë më 9 nëntor, nuk premtojnë fitore, të mos themi që do ketë humbje spektakolare e ngjashme me ato të 2025. Në këto rrethana formula është e vjetër por e sigurt: Krijo krizë, shpall armikun e jashtëm lokal dhe ndërkombëtar, shtërngo radhët brenda fanatikëve dhe radikalizo aksionet. Sulmi ndaj një figure ndërkombëtare, për më tepër ambasadori i BE, i jep mundësinë të përziejë konsevatorizmin ala Trump për akumulim votash dhe mbështetësish në prag zgjedhje lokale, mllefin personal të akumuluar në vitet e fundit ndaj ndërkombëtarëve dhe retorikën e "radikale" në përpjekje për të radikalizuar aksionet në vazhdim të PD. Duhet një armik i jashtëm, për të mos lënë të kuptohet se armiku është vet në PD.
Nga ana tjetër, Partia Socialiste, Rama në veçanti po i fryn zjarrit me kujdes. Me rregulloren e Kuvendit që vetë e ndryshoi në 2023 pa konsensusin me opozitën, PS po përgatit të dënojë Berishën me përjashtim për 15 ditë deri në dy muaj. Një veprim që shitet si ndëshkim institucional, por në fakt vjen si shenjë servilizmi ndaj ndërkombëtarëve dhe pse jo, si mundësi për ta provokuar opozitën duke i dënuar liderin e saj me një masë të ekzagjeruar. Pasi e di nga eksperienca se sa më shumë Berisha të radikalizohet, aq më shumë Rama mund të flasë për “ekstremizmin e opozitës” dhe të shmangë trubulencat që ka brenda me Veliajn në proces gjyqësor, kurse Ballukun dhe Maznikun në proces hetimi në SPAK.
Në thelb, të dy liderët kanë nevojë për të zhvendosur vëmendjen, jashtë te kundërshtari. Berisha, nga bilanci i humbjeve seriale dhe mungesa e alternativës.
PS, nga trubulencat e brendshme që vijnë nga institucionet ligjzbatuese.
Protestat që pritet të fillojnë pas 9 nëntorit janë më shumë parathënie politike, sesa reagim qytetar. Ato janë mënyra për të ndryshuar temën e debatit nga humbjet elektorale tek “rezistenca kombëtare” te PD, ndërsa te PS, me një opozitë që i del vetë jashtë loje, mund të vazhdojë ta luajë rolin e faktorit “stabilizuez” përpara ndërkombëtarëve dhe të shfaqet si “pala e arsyeshme”, ndërkohë që masakrohet nga institucionel ligjzbatuese në aspektin e papërgjegjësisë dhe korrupsionit në qeverisje.
Në këtë skenë, kriza nuk është më pasojë e politikës shqiptare është produkti i saj më i suksesshëm. Dhe si çdo produkt i mirë, ka konsumues të rregullt, një publik që prej kohësh e ka harruar luksin e normalitetit dhe dy liderë, të cilë ndihmojnë njëri- tjetrin, por për arsye të ndryshme politike.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
