Italy out of the 2026 World Cup, third consecutive failure

2026-04-01 11:14:55 / SPORT ALFA PRESS

Italy out of the 2026 World Cup, third consecutive failure

Italia nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror 2026, duke regjistruar kështu mungesën e tretë radhazi në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit botëror.

Italia u eliminua në fazën play-off pas humbjes me penallti ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Gabimet nga pika e bardhë të Pio Esposito dhe Bryan Cristante rezultuan vendimtare për fatin e ndeshjes.

Në pankinën e Italisë ishte Gennaro Gattuso, i cili nuk arriti të rikthejë skuadrën në Botëror, ashtu si më parë Roberto Mancini në vitin 2022 dhe Giampiero Ventura në vitin 2018.

Mungesa në Botëror është kthyer në një problem të përsëritur për Italinë në vitet e fundit. Në vitin 2022, Italia u eliminua në mënyrë surprizë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa në vitin 2018 nuk arriti të kualifikohej pasi u mposht nga Suedia në play-off.

Herën e parë që Italia mbeti jashtë një Botërori ishte në vitin 1958, kur u eliminua nga Irlanda e Veriut.

Italia, katër herë kampione bote, po përjeton një nga periudhat më të vështira në historinë e saj në arenën ndërkombëtare.

 

Happening now...

ideas